Ky është polici i Kosovës i dyshuar për dhunimin e një vajze të mitur

  • A.P /
  • 28 November 2023 - 14:08
Ky është polici i Kosovës i dyshuar për dhunimin e një vajze të mitur

Raportohet se një zyrtar policor në Policinë Rajonale në Gjakovë është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, nën dyshimin për dhunimin e një vajze të mitur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Media raportoi se polici i dyshuar është Enis Sefa,  ndaj të cilit tashmë kanë nisur hetimet.

Për shkak të dyshimit të ngritur për kryerjen e kësaj vepre penale, Sefa edhe është suspenduar nga detyra dhe tashmë do të ndërmerren edhe veprimet e tjera ligjore ndaj tij.

Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të këtij rasti të trishtë, për të cilin akoma nuk dihen detajet dhe rrethanat e tjera.

Pasi u prangos nga Inspektorati Policor i Kosovës, i njëjti është intervistuar me ç‘rast ka dhënë deklaratën e tij për veprën me të cilën ngarkohet

(Kosova Sot Online)