Kurti: E drejta jonë fisnike për liri është luftuar prej kohësh

  • A.P /
  • 28 November 2023 - 16:16
Kurti:  E drejta jonë fisnike për liri është luftuar prej kohësh

Pavarësinë e Shqipërisë të gjithë shqiptarëve në mbarë botën ua ka uruar kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Urime Dita e Pavarësisë së Shqipërisë të gjithë shqiptarëve në mbarë botën. Që nga fitorja e Skënderbeut në Krujë e deri te Shpallja e Pavarësisë së vitit 1912, sot na kujton se e drejta jonë fisnike për liri është luftuar prej kohësh, duke simbolizuar shpirtin dhe qëndresën e popullit shqiptar”, ka shkruar Kurti në anglisht në X.

(Kosova Sot Online)