Kamberi: Që flamuri të valojë lirshëm në Luginë të Preshevës duhet mos pasur fobi në Parlamentin e Beogradit

  • A.P /
  • 28 November 2023 - 17:05
Kamberi: Që flamuri të valojë lirshëm në Luginë të Preshevës duhet mos pasur fobi në Parlamentin e Beogradit

Për përdorimin e lirë të flamurit kombëtar nga shqiptarët në Luginën e Preshevës, ka folur sërish Shaip Kamberi, në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se beteja politike për përdorimin e flamurit kombëtar lirshëm  duhet të vazhdojë deri në realizim.

“Që të valojë lirshëm në Luginë të Preshevës, duhet mos pasur fobi ndaj tij këtu, në Parlamentin e Beogradit, nga ku i njëjti na është ndaluar! E nga kërkesa si kjo e përdorimit të flamurit kombëtar lirshëm, beteja politike e jona duhet vazhdojë, pa dorëzim deri në realizim”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)