Hamiti publikon një shkrim të Ibrahim Rugovës shkruar për 28 Nëntor para 55 vitesh

  • A.P /
  • 28 November 2023 - 18:40
Hamiti publikon një shkrim të Ibrahim Rugovës shkruar për 28 Nëntor para 55 vitesh

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka publikuar një shkrim të shkruar para 55 vitesh nga Ibrahim Rugova kur kishte qenë student, me rastin e 28 nëntorit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hamiti ka ndarë një pjesë nga ky shkrim, ku Rugova flet për perandorinë Osmane që ka marrë shumëçka nga shqiptarët, por jo atë më të vlefshmen, fuqinë e trimërinë.

”Kulçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mundi të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren – fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve”, shkruante Ibrahim Rugova, atëherë student, si sot para 55 vitesh.”, shkruan Hamiti teksa citon Rugovën.

“Ibrahim Rugova i priu lëvizjes për pavarësi të Kosovës. U zgjodh katër herë President i Kosovës. Ati Themeltar i shtetit të Kosovës”, ka përfunduar ai.

(Kosova Sot Online)