Në këtë vend të Kosovës dyshohet se një i ri është vetëvrarë

  • A.P /
  • 28 November 2023 - 18:52
Në këtë vend të Kosovës dyshohet se një i ri është vetëvrarë

Raportohet se një person i gjinisë mashkullore 18-vjeç dyshohet se është vetëvrarë në fshatin Llukë të Deçanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Nikçi.

(Kosova Sot Online)