Në këtë qytet të Kosovës aksidentohet rëndë një këmbësore

  • A.P /
  • 28 November 2023 - 19:50
Në këtë qytet të Kosovës aksidentohet rëndë një këmbësore

Raportohet se një këmbësore ka marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur sonte në rrugën “C” në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësti i trafikut.

Në këtë aksident është përfshirë një automjet dhe këmbësorja.

Këto informata i dha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 19:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një automjet.  Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)