Dërgohet në QMF pa vetëdije, mjeku konstaton vdekjen e një personi në Prishtinë

  • E.K /
  • 29 November 2023 - 08:44
Dërgohet në QMF pa vetëdije, mjeku konstaton vdekjen e një personi në Prishtinë

Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një personi në fshatin Busi të Prishtinës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, ai ishte dërguar pa shenja jete në QKMF nga familjarët.

Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Busi, Prishtinë 28.11.2023. Viktima mashkull kosovar, është dërguar pa vetëdije për trajtim mjekësor në QKMF nga familjarët, nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)