Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Prishtinë

  • E.K /
  • 29 November 2023 - 08:52
Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Prishtinë

Mbrëmë ka ndodhur një aksident në rrugën “C”, në Prishtinë, ku një këmbësore ka vdekur, pasi është goditur me veturë nga një person, përcjell “Kosova Sot Online”

Policia ka njoftuar se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Rruga C, Prishtinë 28.11.2023 – 18:49. Një femër kosovare – këmbësore ka vdekur pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)