Fushë Kosovë: “Si pasojë e adapterit të telefonit”, përfshihet nga zjarri një banesë

  • E.K /
  • 29 November 2023 - 09:11
Fushë Kosovë: “Si pasojë e adapterit të telefonit”, përfshihet nga zjarri një banesë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident zjarri që ka ndodhur dje në një banesë në Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raportin policor bëhet e ditur se viktima, shtetas i huaj ka informuar se si pasojë e një mbushësi të telefonit (adapter) nga zjarri i është përfshirë banesa e tij.

Njoftimi i Policisë:

INCIDENT ZJARRI

Rruga e Pejës, Fushë Kosovë 28.11.2023 – 04:25. Viktima mashkull shtetas i huaj, ka informuar se si pasojë e një mbushësi të telefonit (adapter) nga zjarri i është përfshirë banesa e tij. Njësiti përkatës policor dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.

(Kosova Sot Online)