Vdes në moshë të re vajza e ish-deputetit nga Tetova, u godit nga makina

  • E.K /
  • 29 November 2023 - 09:51
Vdes në moshë të re vajza e ish-deputetit nga Tetova, u godit nga makina

Ka ndërruar jetë në një moshë të re, vajza e ish-deputetit, Vangjel Tavo, përcjell “Kosova Sot Online”.

Eva Tavo ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Tetovë.

Vajza e ish-deputetit është përplasur nga një makinë në rrugën industriale në Tetovë. E reja u dërgua pas aksidentit në Spitalin Klinik, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Lajmin e trishtë e bën me dije vetë ish-deputeti i LSI përmes një njoftimi në Facebook.

Përcjellja për në banesën e fundit për 24-vjeçaren do të bëhet ditën e enjte, 30 nëntor, ora 11:00 në Gjirokastër.

(Kosova Sot Online)