Vdes një person në Prishtinë, ra nga një ndërtesë në lagjen Mati

  • E.K /
  • 29 November 2023 - 11:55
Vdes një person në Prishtinë, ra nga një ndërtesë në lagjen Mati

Një person ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga një ndërtesë në lagjen Mati në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha zëdhënësja e policisë.

(Kosova Sot Online)