Vuçiq për akuzat e opozitarit serb: Përdor një video intime të shtëpisë private për t’u paraqitur si viktimë

  • S.A /
  • 29 November 2023 - 12:32
Vuçiq për akuzat e opozitarit serb: Përdor një video intime të shtëpisë private për t’u paraqitur si viktimë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se deputeti i partisë opozitare Zajedno Gjorgje Miketiq “përdor një video të shtëpisë private për t’u paraqitur si viktimë”, transmeton 'Kosova Sot Online".

Miketiq ka deklaruar më 27 nëntor se fotografinë e ka marrë nga një numër i panjohur telefoni në formë shantazhi, pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai “dinte diçka” për të.

“Kjo është dëshmi se BIA (Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit) nuk mbron shtetin por punon për Aleksandar Vuçiqin dhe regjimin e SNS-së, duke synuar opozitën dhe qytetarët”, ka shkruar Miketiq në rrjetin social X.

Politikani opozitar pretendon se pas deklaratës së Vuçiqit ka marrë kërcënime

Vuçiq tha në TV Happy se Miketić “e di shumë mirë se kush e filmoi atë”, duke shtuar se nuk ishte BIA.

“Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit ka nisur menjëherë hetimet dhe ka konstatuar se është marrë nga një video që nuk është bërë nga kamera sekrete, por siç kam marrë informacion nga BIA është filmuar nga afër nga një shok i tyre. (Miketiq) e ka atë video, le ta publikojë tha Vuçiq.

Agjencia për Siguri dhe Informacion (BIA) njoftoi më 28 nëntor se deputeti Zajedno Gjorgje Miketiç nuk është subjekt i “asnjë përpunimi apo interesi” nga BIA.

BIA thotë se anëtari i opozitës Miketiç, i cili u kërcënua, nuk është ‘subjekt i përpunimit’

BIA deklaroi se menjëherë pas njoftimit të Miketiqit për ekzistencën e asaj fotografie, “brenda kompetencave të saj ligjore” nisi një “hetim intensiv”.

“Mund të njoftojmë se ekspertët e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit kanë konstatuar se bëhet fjalë vetëm për një fragment të një videoje më të gjatë, krijimi i së cilës BIA nuk mban asnjë përgjegjësi”, thuhet në njoftim.

Në Serbi është duke u zhvilluar fushata parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale dhe krahinore, të cilat do të mbahen më 17 dhjetor.

Delegacioni i vëzhguesve parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i cili së fundi zhvilloi një vizitë dyditore në Serbi, njoftoi më 27 nëntor se fushata parazgjedhore në Serbi u shënua nga “një nivel i paprecedentë. të fushatës negative dhe të nxitjes së frikës, të sulmeve kundër opozitës dhe gazetarëve dhe çështje serioze në marrëdhëniet me median”.

(Kosova Sot Online )