Rohde: Ky është lajmi i mirë dhe lajmi i keq nga raporti për anëtarësimin e Kosovës në KiE

  • E.K /
  • 29 November 2023 - 12:47
Rohde: Ky është lajmi i mirë dhe lajmi i keq nga raporti për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde i ka falënderuar ekspertët ligjorë për raportin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, i cili u bë publik dje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rohde shkroi se në këtë raport ka një lajm të mirë dhe një të keq,.

“Faleminderit për raportin e ekspertëve ligjorë të Këshillit të Europës mbi përputhshmërinë e sistemit politik/juridik të Kosovës me standardet e KiE. Lajmi i mirë: rregullat ligjore në përgjithësi janë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Lajmi i keq: Moszbatimi i vendimit të GJK-së në Deçan shënon ‘shkelje të qartë të sundimit të ligjit'”, shkroi ambasadori gjerman.

“Ekspertët e cilësojnë Kosovën si një demokraci funksionale dhe e vlerësojnë kushtetutën e saj moderne me ‘garanci të forta për pavarësinë e gjyqësorit’. Por ata gjithashtu theksojnë kritikat ‘e ashpra’ ndaj përfaqësuesve dhe institucioneve gjyqësore nga politikanët në poste të larta. Kështu, 2 rekomandimet e para të raportit për Kosovën për sundimin e ligjit janë: 1. Zbatimi pa vonesa të mëtejshme i vendimeve të Deçanit, 2. respektimi i plotë i pavarësisë së gjyqësorit përfshirë përmbajtjen nga kritikat e panevojshme që minojnë besimin në gjyqësor”, shkroi ambasadori gjerman.

(Kosova Sot Online)