Miftaraj rendit kushtet që duhet Kosova të plotësojë për KiE pas publikimit të raportit

  • E.K /
  • 29 November 2023 - 13:44
Miftaraj rendit kushtet që duhet Kosova të plotësojë për KiE pas publikimit të raportit

Njohësi i çështjeve ligjore, Ehat Miftaraj, i cili është edhe drejtor në Institutin e Kosovës për Drejtësi, ka nxjerrë disa kushte që, sipas tij, Kosova duhet të plotësojë për anëtarësim në Këshillin e Europës bazuar në raportin e publikuar nga raportuesit për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Postimi i plotë:

Kushtet shtesë për anëtarësim në Këshillin e Europës:

Të vazhdohen përpjekjet për reformimin e gjyqësorit në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe duke respektuar plotësisht standardet e Këshillit të Evropës

Te ndërmirren hapat e nevojshëm për të siguruar që kërkesat pronësore nga refugjatët dhe PZHBV-të të gjykohen brenda një kohe të arsyeshme;

Te vazhdohen përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe për të siguruar zbatimin e duhur të legjislacionit të ri në këtë fushë;

Përdorimi i forcave speciale policore në veri të Kosovës të përmbahet nga kryerja e detyrave të zakonshme policore dhe të sigurohet që forcat e tilla të dislokohen vetëm aty ku është e nevojshme dhe në koordinim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in.

(Kosova Sot Online)