Lajçak diskuton për dialogun me ministren e Jashtme të Finlandës

  • E.K /
  • 29 November 2023 - 14:26
Lajçak diskuton për dialogun me ministren e Jashtme të Finlandës

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njoftoi se është takuar me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, të cilën e falënderoi për mbështetjen e shtetit të saj, përcjell “Kosova Sot Online”.

“E mirëprita mundësinë e djeshme për të diskutuar për dialogun dhe shtytjen e ripërtërirë për ta bërë realitet perspektivën europiane për Ballkanin Perëndimor me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen. Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës!”, ka shkruar Lajçak në X.

Në takimin e ministrave të NATO-s në agjendë ishte edhe diskutimi për Ballkanin Perëndimor.

(Kosova Sot Online)