Lajçak në PE me shefin e EULEX-it, raportojnë për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës

  • E.K /
  • 29 November 2023 - 14:47
Lajçak në PE me shefin e EULEX-it, raportojnë për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, së bashku me shefin e misionit europian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, Giovanni Pietro Barbano raportuan në Komitetin e Parlamentit Europian për Punët e Jashtme mbi zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajçak shkroi në “X” se e informuan Komitetin edhe për progresin e arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Së bashku me kreun e EULEX-it, Gjeneral Barbano, ne përditësuam Komitetin e Parlamentit Europian për Punët e Jashtme për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe progresin e arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, shkroi Lajçak.

(Kosova Sot Online)