PSD hedh tymuese pranë hotelit ku po qëndron Trendafilova

  • E.K /
  • 29 November 2023 - 14:52
PSD hedh tymuese pranë hotelit ku po qëndron Trendafilova

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një protestë, duke kundërshtuar vizitën në Kosovë të kryetarës së Speciales, Ekaterina Trendafilova, përcjell “Kosova Sot Online”.

Protesta është duke u mbajtur pranë hotelit në Prishtinë, ku Trendafilova do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile.

PSD ka hedhur tymuese gjatë protestës.

(Kosova Sot Online)