Arrestohet një i dyshuar për mbajtje të paautorizuar të armëve

  • A.P /
  • 29 November 2023 - 15:57
Arrestohet një i dyshuar për mbajtje të paautorizuar të armëve

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në Rahovec, pasi dyshohet për dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacioni Policor në Rahovec, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast dhune në familje, kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1995, përveç që dyshohej për dhunë në familje, kishte në posedim armë në mënyrë të paautorizuar. Në koordinim me prokurorin e shtetit është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, me një karikator dhe dhjetë (10) copë fishekë.”

Armët dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

(Kosova Sot Online)