Polici i Njësisë Speciale godet kameramanin kosovar

  • A.P /
  • 29 November 2023 - 16:02
Polici i Njësisë Speciale godet kameramanin kosovar

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova është duke qëndruar në Kosovë. Ardhjen e saj e kanë kundërshtuar arkivistët e PSD-së, të cilët edhe kanë hedhur tymues e janë përleshur me Policinë e Kosovës para hotelit ku ishte planifikuar ngjarja e Trëndafilovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në gjithë tollovinë e krijuar, një pjesëtar i njësisë speciale të Policisë së Kosovës shihet teksa e godet nga prapa kameramanin e “Gazeta Blic”, Arsim Rexhepin.

Vetë gazeta e ka denoncuar një veprim të tillë të pjesëtarit të Policisës së Kosovës.


(Kosova Sot Online)