Në këtë qytet të Kosovës bastiset një shtëpi

  • A.P /
  • 29 November 2023 - 17:56
Në këtë qytet të Kosovës bastiset një shtëpi

Policia e Kosovës ka bastisur sot një shtëpi në fshatin Uglarë të Zubin Potokut, ku ka gjetur dhe sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rastin  e ka konfirmuar Zv.Drejtori i Policisë për Rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sipas Elshanit, nga kjo bastisje nuk ka të arrestuar.

“Është bastisur një shtëpi në Uglarë në Zubin Potok. Policia ka sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave. Nuk ka persona të arrestuar”, ka thënë Elshani.

(Kosova Sot Online)