Osmani mohon se OSBE-ja u dorëzua para Rusisë

  • A.P /
  • 29 November 2023 - 18:00
Osmani mohon se OSBE-ja u dorëzua para Rusisë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njëherësh kryesues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), i ka hedhur poshtë vlerësimet se Rusia ka fituar duke votuar që Malta të jetë vendi kryesues i organizatës më 2024, pasi Moska i ka vënë veto Estonisë, shtet anëtar i NATO-s, 

Osmani ka thënë se vendimi shënon “fitore për rregullin ndërkombëtar”, pasi OSBE-ja funksionon me konsensus.

(Kosova Sot Online)