Gjykata ia vendos masën e paraburgimit policit të Kosovës i cili raportohet se e dhunoi vajzën e mitur

  • A.P /
  • 29 November 2023 - 18:32
Gjykata ia vendos masën e paraburgimit policit të Kosovës i cili raportohet se e dhunoi vajzën e mitur

Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh zyrtarit policor, E.S., që dyshohet për kryerjen e veprës penale “ngacmim” dhe “dhunim", transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se “me datë të pa caktuar të muajit janar 2022, në shtëpinë e tij në Gjakovë, ka kryer marrëdhënie seksuale me personin tjetër, përkatësisht me të miturën …. …… e lindur 2006, me të cilën i pandehuri ishte njoftuar përmes rrjeteve sociale në vitin 2021 dhe më pas ka krijuar lidhje dashurie, ndërsa në janar të vitit 2022 edhe pse në dijeni për moshën e saj të re, ende pa i bërë gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçe, me të ka kryer marrëdhënie seksuale. Me datë të pa caktuar të muajit nëntor 2023, i pandehuri edhe pse në dijeni se tashmë e dëmtuara …. …… është në lidhje tjetër dashurie, vazhdimisht i shkruan që ti kthehet lidhjes, sjellje kjo tek e dëmtuara e përciellur me shqetësim pasi që në dhjetor të vitit 2022, e kishte ndërprerë lidhjen”.

(Kosova Sot Online)