E moshuara nga ky vend i Kosovës tregon si i vdiq burri në moshën 40-vjeçare

  • A.P /
  • 29 November 2023 - 19:36
E moshuara nga ky vend i Kosovës tregon si i vdiq burri në moshën 40-vjeçare

Rrudhat në fytyrë tregojnë më së miri sfidat nëpër të cilat ka kaluar Fatime Berisha nga fshati Nushpal i Rahovecit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Si vajzë e re e asaj kohe, ajo ndihmoi familjarët me punët e shtëpisë.

Njëjtë vazhdoi edhe te familja e burrit, pasi u martua në moshën 18-vjeçare.

Nga martesa ajo ka nëntë fëmijë, pesë prej të cilëve janë djem dhe katër vajza.

Me bashkëshortin, pati një jetë të mirë, mirëpo kjo nuk i zgjati shumë pasi ai vdiq në moshën 40-vjeçe.

Nga atëherë, jeta e 87-vjeçares u vështirësua, duke u bërë nënë dhe baba për fëmijët e saj.

Edhe pse u sfidua nga jeta, atë e merr malli për vitet e saj të rinisë.

Tani, ajo mundohet të kujdesët për bletët e pulat që familja e saj mbanë.

(Kosova Sot Online)