Arrestohet një person në Prishtinë, porositi drogë përmes postës në SHBA, i bastiset edhe shtëpia

  • E.K /
  • 30 November 2023 - 09:28
Arrestohet një person në Prishtinë, porositi drogë përmes postës në SHBA, i bastiset edhe shtëpia

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi kishe porositur një pako me drogë në SHBA dhe e njëjta pako kishte arritur në zyrat doganore për zhdoganim, përcjell “Kosova Sot Online”.

Njësitet policore gjatë kontrollit në brendi të pakos kanë gjetur e konfiskuar 160 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

“POSEDIM I NARKOTIKËVE- Prishtinë 29.11.2023 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte porositur në ShBA një pako me substancë të dyshuar narkotike dhe e njëjta pako kishte arritur në zyrat doganore për zhdoganim. Njësitet policore gjatë kontrollit në brendi të pakos kanë gjetur e konfiskuar 160 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)