Deliu: Ngjarjet e fundit në vend na kanë tronditur të gjithëve, është krijuar pasiguri e frikshme

  • E.K /
  • 30 November 2023 - 11:14
Deliu: Ngjarjet e fundit në vend na kanë tronditur të gjithëve, është krijuar pasiguri e frikshme

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu tha se ngjarjet e fundit në vend janë të rënda dhe se ato e kanë bërë të frikshme pasigurinë, përcjel “Kosova Sot Online”.

Deliu tha se ngjarjet e fundit në vend, kanë tronditur të gjithë.

“Para se të fillojë diskutimin tim për raportin e Komisionit Europian për Kosovën, natyrisht që është e pashmangshme që të flas për ngjarjet e fundit në vend, të cilat na kanë tronditur të gjithëve. Vrasjet, vetëvrasjet, grabitjet e armatosura, qarkullimi i madh i armëve në Kosovë, dhuna dhe pasiguria e frikshme që është krijuar këtu, është vërtetë e rëndë”, tha Deliu.

“Jo më larg se mbrëmë të gjithin ishin dëshmitarë të një tjetër vrasjeje të një gruaje. 33-vjeçarja Liridona Murseli mbeti e vrarë pasi që ajo bashkë me familjen ishin cak i një grabitjeje të armatosur. Vetëm pak orë pas këtij rasti tragjik, një burrë ka humbur jetën pas plagëve të marra nga therrja me thikë po në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)