Ujkani në emër të LVV-së: Raporti i KE-së më pozitivi

  • E.k /
  • 30 November 2023 - 11:21
Ujkani në emër të LVV-së: Raporti i KE-së më pozitivi

Deputetja, Fjolla Ujkani ka folur në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për raportin e Komisionit Europian për vendin, përcjerll “Kosova Sot Online”.

Ujkani tha në Kuvend se ky i sivjetmi ishte “raporti më pozitiv për Kosovën krahasuar me raportet e viteve paraprake”, ndonëse pati kritika se ai “nuk i pasqyron plotësisht përpjekjet dhe hapat e Qeverisë”.

“Ky raport adreson progresin që Kosova e ka bërë në shumë fusha, sidomos në ato që kanë të bëjnë me ekonominë, tregun e lirë dhe përafrimin me standardet e BE-së. Prandaj, mund të thuhet që Kosova ka përmbushur shumicën e kritereve dhe reformave të kërkuara dhe është në rrugën e duhur të integrimit, pra në anëtarësimin në Bashkimin Europian”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)