Përmbyset vetura me targa rumune, zhduket shoferi

  • E.K /
  • 30 November 2023 - 11:59
 Përmbyset vetura me targa rumune, zhduket shoferi

Një veturë me targa romune ka dalë nga rruga, ku edhe është përmbysur në rrugë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Gjinos, në rrugën nacionale Sarandë-Kardhiq.

Ndërsa, shoferi i veturës është zhdukur duke braktisur mjetin dhe policia nuk ka mundur ende ta identifikojë.

(Kosova Sot Online)