Presidenca del me njoftimin për largimin e Blerim Velës nga pozita e shefit të stafit

  • E.K /
  • 30 November 2023 - 13:32
Presidenca del me njoftimin për largimin e Blerim Velës nga pozita e shefit të stafit

Presidenca përmes një njoftimi e ka konfirmuar zyrtarisht largimin e shefit të stafit të presidentes Osmani, Blerim Vela, përcjell “Kosova Sot Online”;

Në njoftim thuhet se Vela ka përfunduar angazhimin e tij në presidencë dhe thuhet se ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes.

Presidentja Osmani e ka falënderuar Velën për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme.

“Shefi i stafit të Presidentes Osmani, z. Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë. Ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes. Presidentja Osmani e ka falënderuar z.Vela për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme.”

(Kosova Sot Online)