Aksion Policor, dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë, plagoset një polic

  • E.K /
  • 30 November 2023 - 13:51
Aksion Policor, dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë, plagoset një polic

Raportohet se njëri nga të dyshuarit për grabitjen e ndodhur më 22 nëntor në argjendarinë në Suharekë, është vrarë sot, përcjell "Kosova Sot Online".

Sot njëri nga ta dyshohet se ka mbetur i vdekur në një përballje me Policinë, gjatë një operacion policor për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur të argjendarisë në Suharekë

Ndërsa, në aksion dyshohet se është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës

(Kosova Sot Online)