Gruaja që u vra të mërkurën në Prishtinë, varroset nesër në fshatin Cërmjan

  • E.K /
  • 30 November 2023 - 15:26
Gruaja  që u vra të mërkurën në Prishtinë, varroset nesër në fshatin Cërmjan

Familja ka njoftuar se nëser varroset e ndjera Liridona Murseli, që mbeti e vrarë dje në mbrëmje në rrugën “Dalip Alishiqi” në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit, e ndjera do të varroset nesër në orën 14:00 në varrezat e fshatit Cërmjan.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se datë 29.11.2023 ndërroi jetë tragjikisht në moshën 30 vjeçare vajza, bashkëshortja, nëna dhe motra jonë e dashur. Varrimi i të ndjerës bëhet ditën e premte me datë 01.11.2023 në ora 14:00 në varrezat e fshatit Cërmjan”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima ka qenë në veturë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, kur një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe pastaj ka qëlluar me armë zjarri.

“GRABITJE ME PASOJA TË VRASJES – Rr. Dlip Alshiq, Prishtinë  29.11.2023 –20:26.  Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja  e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)