Trupi i pajetë i grabitësit të vrarë në Prishtinë shihet i mbuluar në rrugë

  • A.P /
  • 30 November 2023 - 16:06
Trupi i pajetë i grabitësit të vrarë në Prishtinë shihet i mbuluar në rrugë

Me rastin e vjedhjes në argjendarinë e Suharekës, Policia e Kosovës ditën e sotme ka realizuar një aksion masiv, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë aksionit të sotëm Policia pasi është sulmuar me armë zjarri nga një prej të dyshuarve, është kundërpërgjigjur duke e vrarë atë dhe gjithashtu ka arrestuar 4 të tjerë. Një i dyshuar ende ndodhet në arrati.

Në vendin ku është zhvilluar aksioni dhe bastisjet në Prishtinë është parë trupi i grabitësit të vrarë me të cilin janë marrë Forenzika.

(Kosova Sot Online)