Nagavci: Podujeva do të bëhet me çerdhe të re

  • A.P /
  • 30 November 2023 - 16:10
Nagavci: Podujeva do të bëhet me çerdhe të re

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në gurthemelin e çerdhes në fshatin Batllavë të Podujevës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kostoja e këtij investimi kapital është 450 mijë euro dhe pritet të përfundojë brenda dy vitesh.

Ministrja e këtij dikasteri, Arbërie Nagavci, pas vendosjes së gurthemelit, deklaroi se me ndërtimin e çerdheve po rritet përfshirja fëmijëve në edukimin e hershëm.

“Jemi këtu për vënien e gurthemelit të çerdhes e cila pritet të përfundojë brenda dy viteve dhe e cila do të ketë hapësirë për 60 fëmijë”.

(Kosova Sot Online)