Detaje të reja: Ja si u vra grabitësi në Dragodan të Prishtinës

  • A.P /
  • 30 November 2023 - 16:12
Detaje të reja: Ja si u vra grabitësi në Dragodan të Prishtinës

Për kapjen e të dyshuarve për grabitjen në një argjendari në Suharekë me 22 nëntor, Policia e Kosovës ka zhvilluar sot aksion në tri lokacione ku gjatë aksionit ka vrarë një prej grabitësve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Media merr vesh se ai është vrarë në shtëpinë e tij në Dragodan, që për rastësi ndodhet afër asaj të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas njoftimit të Policisë, ai kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë dhe se ata e kanë qëlluar në vetëmbrojtje.

(Kosova Sot Online)