Ja deri kur zgjatet afati për riregjistrimin e veturave me targa ilegale

  • A.P /
  • 30 November 2023 - 16:23
Ja deri kur zgjatet afati për riregjistrimin e veturave me targa ilegale

Qeveria ka vendosur për shtyrjen e afatit për riregjistrimin me benefite financiare për pronarët e automjeteve që kanë targa ilegale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky afat është zgjatur deri më 15 dhjetor.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr.01/170 të datës 30 tetor 2023 , duke zgjatur kështu afatin për regjistrimin me benefite financiare për pronarët e automjeteve me denominimet “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” deri me 15 dhjetor 2023. Ky ndryshim vjen si rezultat i kërkesës së madhe dhe interesimit të lartë për regjistrim të automjeteve me targa RKS.”


(Kosova Sot Online)