'Shpërthen' Tahiri: Kosova nën qeverisjen e VV’së është parajse për matrapazët e ferr për punëtorët

  • a.p /
  • 30 November 2023 - 16:47
'Shpërthen'  Tahiri: Kosova nën qeverisjen e VV’së është parajse për matrapazët e ferr për punëtorët

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, ka postuar fotografinë e një nga zjarrfikësit që ka protestuar para Qeverisë, i cili mban në dorë një pankartë ku krahason rrogën e tij me rrogën e Gani Jakupit, këshilltar i jashtëm në ambasadën e Kosovës në Belgjikë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tahiri ka shkruar se “Kosova nën qeverisjen e VV’së është parajse për matrapazët e ferr për punëtorët”.

“Kosova nën qeverisjen e Vetëvendosjes – parajsë për matrapazët, ferr për punëtorët”, ka shkruar Tahiri.

(Kosova Sot Online)