Zjarrfikësi tregon dorën e djegur e pagën që merr, i krahason me 7500-en e Gani Jakupit

  • A.P /
  • 30 November 2023 - 17:12
Zjarrfikësi tregon dorën e djegur e pagën që merr, i krahason me 7500-en e Gani Jakupit

Zjarrfikësit janë duke protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës për kushte më të mira të punës dhe paga më të mira, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një prej zjarrfikësve që po merr pjesë në protestë është parë me një pankartë në duar, ku ka vendosur tri fotografi.

Në dy prej tyre ka treguar pagën e tij dhe rrezikun në punë, dhe në fotografinë tjetër ka përmendur pagën prej 7500 eurosh të Gani Jakupit.


(Kosova Sot Online)