Presidenca jep detaje çfarë u diskutua në takimin Osmani - Hovenier
Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, presidentja Vjosa Osmani sot ka pritur në takim të rregullt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Presidenca ka njoftuar se presidentja Osmani me Hovenier ka biseduar për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend e rajon, procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare.
“Në këtë frymë, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të, për ta fuqizuar më tej pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)