Në Senegal bëhet përurimi zyrtar i objektit të ri të Ambasadës së Kosovës

  • A.P /
  • 30 November 2023 - 19:46
Në Senegal bëhet përurimi zyrtar i objektit të ri të Ambasadës së Kosovës

Në kuadër të vizitës së saj zyrtare në shtetin e Senegalit, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, së bashku me Ministrin e Kulturës dhe Trashëgimisë Historike të Senegalit, z. Aliou Sow, kanë bërë përurimin zyrtar të objektit të ri të Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e këtij shteti – Dakar, ka njoftuar MPJ-ja, të enjten, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Përurimi i objektit të Ambasadës u bë në praninë e shumë drejtuesve të Misioneve Diplomatike të akredituar në këtë shtet, ndër ta edhe shumë përfaqësues nga shtete, të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, përfaqësuesve nga agjenci të ndryshme të Kombeve të Bashkuara dhe nga shteti pritës, miqve të Kosovës nga kontinenti afrikan dhe komuniteti i shqiptarëve që jetojnë në Dakar”, thuhet në njoftim.

“Gjatë qëndrimit në Senegal dhe në margjina të edicionit të 9-të Forumit Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri, Ministrja Gërvalla takoi shumë homologë të saj nga shtete të ndryshme afrikane, të cilët morën pjesë në këtë Forum”, përmbyllet njoftimi.

 


(Kosova Sot Online)