Ky është i dyshuari për grabitje që u arratis derisa vëllau i tij u vra nga Policia e Kosovës

  • A.P /
  • 30 November 2023 - 19:51
Ky është i dyshuari për grabitje që u arratis derisa vëllau i tij u vra nga Policia e Kosovës

Për kapjen e personave që dyshohet se janë përfshirë në grabitjen e armatosur në argjendarinë ‘Diakos’ në Suharekë, Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion policor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë aksionit ka pasur shkëmbim zjarri mes Policisë dhe të dyshuarve, me ç’rast ka mbetur i vrarë Dukagjin Gashi, i dyshuar si një prej organizatorëve të grabitjes.

Gjatë aksionit në lagjen Arbëria në Prishtinë, u arrestuan edhe dy të dyshuar tjerë, Bujar Basha e Leotrim Cakolli, teksa një person është arratisur.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Korab Gashin, vëllain e të vrarit, Dukagjin Gashi.

Dy vëllezërit Gashi dyshohet të jenë përfshirë në grabitjen në Suharekë, ku nën kërcënimin e armës vodhën stoli ari në vlerën e rreth 250 mijë eurove.

Sipas burimeve, gjatë aksionit ka mbetur i plagosur edhe një zyrtar policor.

Nuk dihet ende nëse plagët që mori janë nga arma, apo gjatë konfrontimit me të dyshuarin, tashmë i vrarë.


(Kosova Sot Online)