Ja kush kërkon të hetohet vrasja e gruas në Prishtinë
Ish-koloneli i Policisë, Rrahman Sylejmani, tha se për vrasjen e Liridona Makollit duhet të hetohet çdo version, duke mos përjashtuar asgjë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,
Ai ngreu dyshime se si ka ekzistuar mundësia që nga skena e krimit të lagohet kryefamiljari me fëmijët, në vend se largimi të bëhej nga nëna me fëmijët.
Ai tha se duhet hetuar raporti i tyre familjarë, e më pas të dilet jashtë.
“Nuk është normale në situata të tilla si ndodhin, t’i lejohet dikujna t’i largojë fëmijët (kryefamiljarit), dhe të mbetet aty bashkëshortja e tij dhe të jetë fokus e atij grupi kriminal, mua po më duket pak sa e habitshme dhe një rast që nuk ndodh shpesh. Prandaj duhet shikohen të gjitha versionet duke filluar nga raporti i tyre familjarë e pastaj të dilet edhe jashtë. Sepse kjo nuk po më duket shumë e mundshme me ndodh në atë mënyrë”, tha Sylejmani.
(Kosova Sot Online)