Jep dorëheqje hetuesi i Krimeve të Rënda

  • A.P /
  • 30 November 2023 - 21:50
Jep dorëheqje hetuesi i Krimeve të Rënda

E enjtja e fundit e muajit nëntor 2023 ishte e fundit në detyrë për rreshterin Mehdi Kozhani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Hetuesi i krimeve të rënda në Policinë e Kosovës, ka dhënë dorëheqje të enjten.

Rreshteri Kozhani ka vendosur të ndërrojë profesion. Nga nesër, ai do të ushtrojë funksionin e avokatit.

I punësuar në Policinë e Kosovës në vitin 2000, Kozhani ka punuar si hetues në Drejtorinë e Krimeve të Rënda nga viti 2005 deri më sot.

(Kosova Sot Online)