Një e mitur dyshohet se është dhunuar sek*sualisht në këtë qytet të Kosovës
Raportohet se një e mitur dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një i rritur në Pejë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
I dyshuari është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhunimi”.
Ndalimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
“Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Do të merren të gjitha masat ligjore për këtë rast”, tha Nikçi.
(Kosova Sot Online)