Sot më ngrohtë, diell e vranësira gjatë ditës në Kosovë

  • E.K /
  • 01 December 2023 - 07:45
Sot më ngrohtë, diell e vranësira gjatë ditës në Kosovë

Sot moti pritet të jetë më i ngrohtë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjasat për të reshura, kryesisht shiu paraqiten nga perëndimi i vendit, përreth zonave malore.

Ngrohtë dhe me intervale me diell po mbetet edhe ditën e shtunë, me maksimale deri në 17C. Me kalimin nga dita e diel, paraqiten kushte për të reshura shiu, e temperaturat pësojnë rënie nga 5C deri në 0C, ku në mbrëmje mund të ketë edhe reshje të dobëta bore, njofton Prishtina Weather.

(Kosova Sot Online)