Sot i jepet lamtumira e fundit 30-vjeçares, dyshohet se u vra nga grabitësit
Liridona Murseli, ka mbetur e vrarë mbrëmjen e së mërkurës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Familjarët kanë bërë të ditur se të ndjerës do t’i jepet lamtumira e fundit sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit Cërmjan.
Kujtojmë se Liridona mbeti e vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë, pasi ajo dhe familja e saj u përballën fillimisht me disa grabitës. Të njëjtit më pas kanë shtënë në drejtim të saj, duke e lënë të vdekur në vend.
(Kosova Sot Online)