
Gjinovci Iu 'kapet' Liburn Aliut: Merre familjen shko jeto në Shqipni pasi po thua Kosova shtet i përkohshëm

Ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu, aktivisti I shoqërisë civile Rron Gjinovci ia ka bërë një ofertë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Pasi ky I fundit tha se Kosova në rrethanat në të cilat gjendet aktualisht, është projekt i përkohshëm dhe proces kalimtar drejt bashkimit me Shqipërinë, Gjinovci I ka bërë thirrje Aliut që ta marrë familjen dhe të shkojë e të jetojë në shtetin fqinj, Shqipërinë.
Për më tepër deklaratën e Aliut Gjinovci e ka Quajtur skandal
“E konfirmoj që për mua Kosova, në rrethanën në të cilën është, me Kushtetutë e këto gjëra, është projekt i përkohshëm. Është proces kalimtar drejt bashkimit me Shqipëri. Sqarimet më tej i bëjmë bashkë kur të kthehem në Kosovë”, ka thënë Liburn Aliu. Liburn nëse s’të pëlqen Kosova, merre familjen e shko jeto në Shqipni”, ka shkruar Gjinovci.
(Kosova Sot Online)