Liburn Aliu: Unë mendoj që projekti Kosova shtet i pavarur është një projekt i përkohshëm

  • A.P /
  • 01 December 2023 - 14:16
Liburn Aliu: Unë mendoj që projekti Kosova shtet i pavarur është një projekt i përkohshëm

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

”Unë e shoh sot Kosovën më shumë se një projekt të përkohshëm. Cilat janë elementet që sot përpiqen me kriju kombin kosovar? Kushtetuta e Republikës së Kosovës është e një vendi multi-etnik, çfarë është kosovari, a është kosovari shqiptar apo diçka tjetër, nëse do të krijonim një komb që do të synonte një përzierje të etnive nuk e di sa do të ketë sukses, dhe nuk është duke pasur sukses”.


“Unë mendoj që projekti Kosova shtet i pavarur është një projekt i përkohshëm që ka me marrë një rrugë. Rruga është normale, zhvillimi ekonomik, qarkullimi i vazhdueshëm brenda gjithë ballkanit, do ta kthejë në vendin e vet ku do të shuhen të gjitha ato shovinzimat e të gjithë do të ktheheshin në vendin e vet”, ka thënë Aliu.

(Kosova Sot Online)