Rukiqi: Albin Kurti dhe Vetëvendosje janë të rrezikshëm për vet ekzistencën e Republikës

  • A.P /
  • 01 December 2023 - 15:55
Rukiqi: Albin Kurti dhe Vetëvendosje janë të rrezikshëm për vet ekzistencën e Republikës

Pas deklaratës së ministrit Liburn Aliu ka thënë e Kosovën e konsideron një projekt të përkohshëm, ka reaguar zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rukiqi ka thënë se Kurti ka shkuar gjithandej nëpër SHBA për të kërkuar investime dhe se ka udhëtuar nëpër shtete të ndryshme për të kërkuar investitor, por thotë se në fund po del që VV po e promovon vendin që nuk i besojnë as vetë e që e shohin si projekt të përkohshëm.

Rukiqi pyet se si mund të binden investitorët dhe kush e investon paranë e tij në një “projekt të përkohshëm”.

Ai në fund ka thënë se Kurti dhe Vetëvendosje janë qesharakë dhe të rrezikshëm.

Reagimi i plotë:

 Shkojke verdalle neper Amerike, bente ftese per investime.

Hap ankande per investime ne energji.

Shetit me jave neper konferenca, na tregon kinse po i bind investitoret per te investuar ne Kosoven e “rilindur”.

Dhe krejt ne fund po na del qe vendin qe po e promovojne per investime dhe zhvillim, nuk i besojne as vet, e shohin si projekt te perkohshem. E qysh me i bind pastaj investitoret? Kush e fut parane e vet ne nje projekt “te perkohshem”

Keta jane qesharak, por kjo situate ne te cilen e kane sjellur vendin, eshte per te qare me shume se sa per te qeshur.

Me shume se qesharak, keta jane te rrezikshem. Jane te rrezikshem, per vet ekzistencen e Republikes.

(Kosova Sot Online)