Arrestohet Naim Murseli, burri i Liridonës që u vra në Prishtinë

  • A.P /
  • 01 December 2023 - 17:24
Arrestohet Naim Murseli, burri i Liridonës që u vra në Prishtinë

Raportohet se për rastin e vrasjes së Lirodna Murselit është arrestuar si i dyshuar edhe burri i saj Naim Murseli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Liridona Murseli ishte vrarë në orët e para të mbrëmjes së 29 nëntorit nga arma e zjarrit në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Në momentin kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë në makinë bashkë me burrin e saj dhe dy fëmijët.  

Ajo dyshohet se është vrarë nga grabitësit, por që kjo duket se nuk është e vetmja pistë hetimi.

Policia e Kosovës ndërkohë në një komunikatë për media të lëshuar para pak minutash ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar për rastin e vrasjes, ndërkohë që në bashkëpunim me Prokurorinë është duke vazhduar aksioni i bastisjes në dy lokacioni në Gjakovë.

(Kosova Sot Online)