Naim Murseli dhe i arrestuari tjetër po dyshohen për 'Vrasje në bashkëpunim dhe inskenim i grabitjes'

  • A.P /
  • 01 December 2023 - 17:36
Naim Murseli dhe i arrestuari tjetër po dyshohen për 'Vrasje në bashkëpunim dhe inskenim i grabitjes'

Për vrasjen e Liridona Murselit, Policia e Kosovës ka konfimruar sot se janë arrestuar dy persona të dyshuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas burimeve një nga të arrestuarit është burri i Liridonës, Naim Murseli dhe i arrestuari i dytë është nga Gjakova.

Ata janë të dyshuar për vrasje në bashkëpunim dhe inskenim i grabitjes.

Liridona Murseli është vrarë nga arma e zjarrit në orët e para të mbrëmjes së 29 nëntorit derisa kishte qenë në makinë bshkë me burrin e saj dhe dy fëmijët.

Sipas versionit fillestar të burrit të saj, atyre iu ishte bërë pritë nga hajnat.

 

(Kosova Sot Online)