I dyshuari për vrasjen e gruas ishte edhe pjesë e stafit të Behgjet Pacollit
Për vrasjen e Liridona Murselit, Policia e Kosovës ka konfimruar sot se janë arrestuar dy persona të dyshuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas burimeve një nga të arrestuarit është burri i Liridonës, Naim Murseli dhe i arrestuari i dytë është nga Gjakova.
Ata janë të dyshuar për vrasje në bashkëpunim dhe inskenim i grabitjes.
Liridona Murseli është vrarë nga arma e zjarrit në orët e para të mbrëmjes së 29 nëntorit derisa kishte qenë në makinë bshkë me burrin e saj dhe dy fëmijët.
Sipas versionit fillestar të burrit të saj, atyre iu ishte bërë pritë nga hajnat.
I dyshuari për vrasjen e gruas Naim Murseli, dikur ishte edhe pjesë e stafit të Behgjet Pacollit.
(Kosova Sot Online)